Politikë

PD e Bashës do bashkojë votat me PS për Amnistinë? Bardhi: Do shkojnë si 'çeçua'! Teatër

Ndërsa"dakortësinë" që pritet të arrihet mes PS-së dhe PD-së të drejtuar nga Lulzim Basha për votimin në Kuvend, votim që duhet të marrë 84 vota, Bardhi e cilësoi një teatër.  

E.K
PD e Bashës do bashkojë votat me PS për Amnistinë? Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar këtë të enjte se ditën e nesërme deputetë të PD do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shfuqizuar tatimin 23% për profesionet e lira. Gjatë fjalës së tij për mediat pas mbledhjes së grupit në selinë blu, Bardhi i bëri thirrje Presidentit Bajram Begaj që të kthejë në Kuvend ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të tregojë se mbron unitetin e popullit.

Po ashtu ai kishte një koment dhe për Amnistinë, e cila pritet të votohet të enjten në Kuvend pas një tërheqjeje të Partisë Socialiste për të rishikuar disa amendamente. Ndërsa"dakortësinë" që pritet të arrihet mes PS-së dhe PD-së të drejtuar nga Lulzim Basha për votimin në Kuvend, votim që duhet të marrë 84 vota, Bardhi e cilësoi një teatër.  

Gazment Bardhi: Sot grupi ka konkluduar kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar tatimin 23% ndaj profesionistëve të lkirë që trajtohen në mënyrë të diferenvciar. Bëhet fjalë për noter, mjekë, etj. Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë kërkesën në GJK. Çështja e tretë ka të bëjë, dhe pse Presidenti ka traguar në disa raste që ka humbur unitetin si përfasqësues i popullit, Presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të kthejë ligjin për Zonat e Mbrojtura. Kjo është një tjetër provë për Presidentin nëse do të zgjedhë interesin e qytetarëve apo do të qëndrojë tek interesi i Edi Ramës. Interesi jonë është që parlamenti të jetë funksional. Kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për dialog politik, ka qenë maxhoranca sajo që ka refuzuar në mënyrë të vijueshme. Opozita as nuk ka kërkuar favore dhe as nuk kërkon. Jemi aty si garant të Kushtetutës. Aksioni jonë lidhet me atë që realisht ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Ne kemi vendosur të qëndrojmë, sigurisht pa iu shmangur apelit për dialog politik dhe gjetjen e zgjidhjes, do të bëjmë gjithçka që parlamenti të jetë funksional.

Basha do bashkojë votat me PS për Amnistinë?

Gazment Bardhi: Mu duk si një teatër I mirëorkestruar, Uroj most ë ketë qenë kështu sepse do hidhte poshtë vlerësimin që unë e quajta korrekt për Bashën. Zhvillimet po tregojnë se ishte një teatër I pështirë për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit. Mesa duket ishte një lojë, bëj sikur zihemi që më pas të shkojmë si çeçua për ta votuar/ZËRI

Poll

MOS HUMB