
TIRANË- 4 minuta kanë mjaftuar për miratimin nen për nen të projektbuxhetit 2024 dhe Paketës Fiskale. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka marrë ligjet nen për nen, të cilat kanë kaluar të gjitha me 75 vota. Ndërsa amendamedet e propozuara nga deputetët e opozitës janë rrëzuar me shumicë votash. Një detaj tjetër që u vu re në seancë ishte fakti që teksa maxhoranca mbante në duar kartonat jeshilë, opozita kishte Kushtetutën.
Edhe kjo seancë kaloi me tensione në sallën e Kuvendit. Ende pa nisur mirë, deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Republikës, e cila ishte vendosur në gatishmëri. Megjithatë përplasje kishte sërish, pasi Garda nuk i la opozitarët që të krijonin "malin" me karrige tek Foltorja e Kuvendit. Situata në sallë u përshkallëzua me ardhjen e kryeministrit Edi Rama, moment në të cilin opozita ndezi flakadanët. Por megjithatë gjithçka kaloi shpejt pasi sot seanca u mbyll për vetëm 8 minuta./ZËRI