
TIRANË- Është mbajtur sot në Tiranë samiti Ukrainë-Europë Juglindore, ku të pranishëm kanë qenë kryetarët e shteteve të këtyre vendeve. Takimi zgjati për rreth një orë, ndërsa punimet u çelën nga fjala e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit ukrainas. Rama dhe Zelenskyy u shprehën se bashku se lufta e Ukrainës është një luftë për demokracinë, dhe është jetike për Europën që të frenohet agresioni rus.
Ndërkohë që të pranishmit në saminë bënë dhe foton familjare të rastit.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, mbërriti prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Kryeministri Edi Rama vlerësoi vizitën e Zelenskyy-t dhe organizimin e samitit si moment krenarie. Presidenti ukrainas u prit sot në një takim kokë më kokë nga kryemininistri Edi Rama, ku u nënshkruan dhe disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.
Presidenti ukrainas i dorëzoi Ramës urdhërin e princit ‘Jaroslav i Urti’. Kjo është vizita e parë e Presidentit të Ukrainës në Shqipëri, ndërsa këtë shkurt u bënë dy vjet nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Në kuadër të këtij samiti në Tiranë janë marrë një sërë masash sigurie, ndërkohë që 1500 efektivë policie janë në terren. ZËRI solli pamje të forcave RENEA që shoqëronin ekskortën e Zelenskyyt si dhe snajperistë të vendosur në godinat rreth kryeministrisë./ZËRI