Politikë

'Gërdeci'/ Mediu përfundon dëshminë në GJKKO: Nuk kam përgjegjësi penale! S'e zhbëj dot atë që ndodhi

Sipas Mediut, ai nuk ka përgjegjësi penale në këtë të çështjes ndërsa sot deklaroi ai jam këtu në respekt të drejtësisë.

E.K
'Gërdeci'/ Mediu përfundon dëshminë në GJKKO:
Fatmir Mediu

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ku u zhvillua një seancë e gjatë në lidhje me dosjEn “Gërdeci”. Sipas Mediut, ai nuk ka përgjegjësi penale në këtë të çështjes ndërsa sot deklaroi ai jam këtu në respekt të drejtësisë.

Fatmir Mediu: Erdha sot në respekt të gjykatës dhe drejtësisë e shpreh ndjesën time të madhe, që e kam bërë edhe më 2018. Unë nuk zhbëj dot atë që ka ndodhur. Ky proces duhet të jetë i ligjshëm, në respektim të Kushtetutës, në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Unë kam qenë këtu dhe kurrë nuk jam larguar, për mua nuk ka pasur procedim penal, po shkelet afati i parashkrimit. Unë mendoj që diplomatët e huaj kanë shprehur urdhra më të mira sesa disa dëshmitarë të Gërdecit. Ne kemi bazuar punën tonë në ligjin e Forcave të Armatosura.

I pyetur në lidhje me rolin e Shkëlzen Berishës në këtë dosje, ish-ministri i Mbrojtjes tha se nuk ka dijeni.

Pyetje: Cili ishte roli i Shkëlzen Berishës në këtë çështje?

Fatmir Mediu: Më duket e keni gabim, nuk ka pasur nga ministria e Mbrojtjes një faks i tillë. Unë nuk kam asnjë dijeni. Te unë një ditë më përpara, ka ardhur vendimi i ministrisë së Drejtësisë i shprehur në mbështetjen dhe mund ta kisha njoftuar unë zotin Berisha, nuk kishte pse vinte nga ministria e drejtësisë. Mund të pyesni dhe zotin Berisha dhe zotin Bumçi. Unë jam në dijeni në momentin që doli në media. Po të kisha një raport, mund ta kisha bërë më përpara. Nuk mund të prisja të vinte nga ministria.

Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6-vjeç në këtë tragjedi. Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish-ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB