Politikë

ME VD- Pikante nga Samiti, Varhelyi ngatërron rrugën për te Rama

Kjo ka shkaktuar batuta dhe të qeshura gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama

E.K
ME VD- Pikante nga Samiti, Varhelyi ngatërron rrugën për te Rama
Edi Rama dhe Varheleyi

TIRANË- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, për planin e ri të rritjes ekonomike. Në fillim të ftuarit u pritën nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Kongreseve. Të gjithë mbërriten me makinat e delegacionit, të shoqëruar edhe me polici.

Por komisioneri, Varhelyi zgjodhi të vinte në këmbë nga prapa Pallatit të Kongreseve, ku siç shihet në këto foto duket se ai ka ngatërruar edhe rrugën.

Kjo ka shkaktuar batuta dhe të qeshura gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama. Takimi zgjati për më pak se një orë, ndërkohë që pritet të ketë dhe një konferencë të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin.

ME VD- Pikante nga Samiti, Varhelyi ngatërron rrugën për te Rama
Momenti i ngaterrimit te rruges
Poll

MOS HUMB