
TIRANË- Në përmbyllje të sezonit turistik, kreu i qeverisë Edi Rama, vazhdon polemikat në lidhje me numrin e shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit. Rama thotë se për muajin Korrik, Shqipëria kryeson për rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroporte, që sipas tij është një pasqyrë e qartë se vendi ynë nuk është braktisuar nga turistët, siç pretendojnë komentues të ndryshëm.
Postimi i Ramës:
A EDHE TABELA E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË AEROPORTEVE PËR KORRIKUN, ku përsëri SHQIPËRIA KRYESON me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit.
***Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithëfarë çudirash.
Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..
Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit.
/ZËRI