Politikë

Presidenti izraelit Herzog vizitë zyrtare të enjten në Shqipëri, problem ka avionin

Isaac Herzog do të përdorë "Wing of Sion", avionin zyrtar të transportit të qeverisë izraelite që dërgoi kryeministrin Benjamin Netanyahu në Uashington.

k.m.
Presidenti izraelit Herzog vizitë zyrtare të enjten në
Isaac Herzog

TEL AVIV- Presidenti Isaac Herzog do të fluturojë nesër drejt Serbisë dhe Shqipërisë për të zhvilluar kështu edhe vizitën e parë si kreu i shtetit në Tiranë. Fokusi i vizitës do të jetë "forcimi i sigurisë, bashkëpunimi strategjik dhe diplomatik". Ai do të përdorë "Wing of Sion", avionin zyrtar të transportit të qeverisë izraelite që dërgoi kryeministrin Benjamin Netanyahu në Uashington.

Edhe pse Herzog ka shprehur hezitim për të udhëtuar me aeroplanin zyrtar të Izraelit, Wing of Sion, ai nuk kishte zgjidhje në këtë moment, pasi nuk ka fluturime direkte midis Izraelit dhe Serbisë apo Izraelit dhe Shqipërisë. Sipas mediave vendase, avioni u dëmtua pas fluturimit të tij të fundit, por është riparuar.

Herzog do të pritet në aeroportin e Beogradit nga ministri i Jashtëm Marko Gjuriç dhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Në Tiranë, të enjten Herzog do të takohet me presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai do të takojë edhe pasardhës të shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë në Holokaust.

Gjatë Holokaustit , qytetarët shqiptarë rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë dhe janë shembull i bashkëjetesës dhe miqësisë myslimano-hebreje. Zyrtarë të tregtisë dhe ekonomisë do t'i bashkohen enturazhit të Herzogu, së bashku me disa diplomatë nga Ministria e Jashtme./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB