Politikë

Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit/ Mediu: Cenim i Kodit Penal!

Të padrejtë e cilëson edhe vendimin për të mos thirrur si dëshmitarë personat e kërkuar nga mbrojtja.

a.l
Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit/ Mediu: Cenim i
Fatmir Mediu

TIRANË- Procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e cilëson cenim të Kodit Penal. I ftuar në “Top Talk” me Juli Xhokaxhi, Mediu u shpreh se ky proces ka disa shkelje.

“Drejtësia ka zhvilluar një proces gjyqësor dhe mungesa e procesit gjyqësor karshi meje, nuk lidhej me mua, por lidhej me vendimin e prokurorisë. Zhvillimi i procesit të tanishëm ka një cenim të rëndë të kodit penal. Zhvillimi i procesit gjyqësor në kundërshtim me parashkrimin apo çështjet e gjykuara, mendoj se është në cenim i të drejtës së çdo individi”, tha ai. 

Të padrejtë e cilëson edhe vendimin për të mos thirrur si dëshmitarë personat e kërkuar nga mbrojtja.

“Të dyja palët, edhe prokuroria, edhe pala mbrojtëse, duhet të prezantonte dëshmitarët. Prokuroria prezantoi dëshmitarët e vetë, pa argumentuar se çfarë sjellin ata në proces. Ne jemi në fazën e fundit të pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë. Nga ana tjetër, ne kërkuam dëshmitarët që kanë punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, por kërkuam edhe ato autoritete që na kanë mësuar. Kjo nuk u pranua nga gjykata, me një arsyetim, që unë e konsideroj jo të drejtë. Sepse për të caktuar që janë relevant, duhet t’i dëgjosh njëherë”, tha ai. 

Sipas tij, duhet të pyetet edhe kompania SAK, me të cilën Ministria e Mbrojtjes atëherë kishte nënshkruar kontratë.

“Ka një element të tretë, karshi kompanisë amerikane. Ministria e Mbrojtjes ka bërë kontratë vetëm me kompaninë SAK. Nëse ka shkelje të ligjit nga kjo kompani, ka ndërmarrë veprime të paligjshme, mendoj se duhet të marrë përgjegjësi, njësoj si çdo qytetar në Shqipëri”, tha ai. 

Akuzat ndaj Fatmir Mediut

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB