
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar qëndrimin zyrtar të grupit që ai përfaqëson, sa i takon investimeve të pritshme të dhëndrit të Donald Trump në Zvërnec dhe në Sazan. Bardhi tha se në parim demokratët janë pro investimeve të huaja, por kërkoi që ato të miratohen përmes një procesi transparent.
“Nuk ka asnjë projekt konkret që të marrë vëmendjen nga PD. Në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonforojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë. Një nga qëllimet tona është të thithen investime të huaja. Ligji për investimet strategjike këtë qëllim ka patur. Ky ka qenë Edi Rama e përdori ligjin për t’ua dhënë atë ligj 5 individëve”, tha Bardhi.
Ndërkohë që një qëndrim krejt tjetër shfaqi Bardhi për projektin në portin e Durrësit, dhe për Porto Romanon që do të ndërtohet me paratë e Buxhetit të Shtetit.
“Prej muajsh biznesi fason ka qenë në vështirësi. Një pjesë e tyre janë detyruar që të mbyllin aktivitetin ekonomik. Në vend që me ndërhyrjen në buxhetin e shtetit qeveria të merrte masa konkrete për t’i lehtësuar barrën këtij sektori që mban me bukën e gojës mijëra familje në vend, ka vendosur që të bëjë atë që ka rezultuar dështim.
Një skemë garancie sovrane, siç u aplikua në kohën e pandemisë. Në vend që të kishte një mbështetje për këtë kategori për mijëra familjarë të këtij vendi, kryesisht zonja që kanë të ardhura mesatare apo minimale, por qeveria fal portin aktual të Durrësit dhe më paratë e taksapaguesve, të ndërtojë një port të ri. Qeveria e ka portin, por ia fal pa garë një biznesi të përzgjedhur prej tij dhe me paratë e taksapagueseve në vend që t’ia vinte në nevojë shtresës pensioniste, vendos të bëjë një port të ri. Shqetësimet tona ishin ngritja e dy komisioneve hetimore”, tha Bardhi.
/ZËRI