Politikë

Pronat e ushtrisë ‘dhimbje koke’ për Peleshin: Duam t’i pastrojmë, nuk ka interes nga investitorët

Ministri tha se janë më shumë se 1 mijë asete të ushtrisë që do të duhet të jepen për t’u investuar

E.K
Pronat e ushtrisë ‘dhimbje koke’ për Peleshin: Duam
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi, tha se një pjesë e mirë e pronave të ushtrisë që nuk shfrytëzohen nga Forcat e Armatosura, janë kthyer në një dhimbje koke për shkak se duhet të ruhen. Peleshi tha se nga 1300 asete që janë trashëguar nga periudha e komunizmit, më shumë se 1 mijë prej tyre do të nxirren në shitje për t’u investuar, edhe pse në fakt sipas tij ka pas interes për shkak se ndodhen në zona të largëta. Ministri u pyet nëse kishte një vendim për nxjerrjen nga plani i vendosjes të ishullit të Sazanit, shtëpisë së pushimit në Durrës, si dhe një pjese të Porto Palermos, gjë të cilën e mohoi.  

Ju i keni dërguar një letër një vit më parë Presidentit, ku kërkohet nxjerrja nga plani i zonave të mbrojtura dhe planit të vendosjes të ishullit të sazanit, shtëpisë së pushimit në Durrës dhe një pjese të Porto Palermos. A mund të na thoni çfarë përgjigje keni marrë për këtë?

PELESHI: Nuk ka asnjë letër që i është drejtuar presidentit, nuk mund ti përgjigjem një të pavërtete. Nuk ekzsiton një iniciativë e tillë. Meqënse mu drejtua pyetja, çështja e pronave është një sfidë, kemi trashëguar më shumë se 1300 asete, nga një kohë e militarizimit të Shqipërisë, na duhet ti menaxhojmë në mënyrën më të mirë. Ne kemi pronat tona aktive, ku është vendosur forca jonë e armatosur.

Por kemi dhe shumë prona të tjera pasive, që duhet të ruhen edhe pse aty nuk ka asnjë ushtar të vetëm. Prej vitesh ne kemi vënë një listë të pronave që nuk i kemi në shfrytëzim, për tu zhvilluar. Një pjesë e tyre nuk kanë interes për investitorët, pasi repartet ne e dimë që kanë qenë në zona të largët dhe niuk është e lehtë që ti vësh në funksion.

Imagjinoni sikur një ushtar në turn të ishte në këto prona, prandaj kjo është një dhimbje koke për ne. Jemi në procesin e regjistrimit, për të pasur një inventar sa më të qartë të këtyre pronave. Do të ketë një pastrim të situatës juridike të këtyre pronave, duke i vënë në eficensë. Ne do të bëjmë një strategji të re kombëtare edhe për sigurinë, ku do të ftojmë dhe ish-ushtarakë. Plani afatgjatë i zhvillimit do të zbulojë dhe vendosjen që do të kenë në 10 vitet e ardhshme Forcat e Armatosura./ZËRI 

Poll

MOS HUMB