Politikë

Protesta e opozitës para Kuvendit, një polic nuk ndihet mirë, e ndihmon protestuesi

Më pas mësohet se ai është vizituar nga një ekip i ndihmës së shpejtë dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

E.K
Protesta e opozitës para Kuvendit, një polic nuk ndihet mirë, e
Efektivi dhe protestuesi

TIRANË- Një efektiv i Policisë së Shtetit nuk është ndjerë mirë gjatë protestës kombëtare të opozitës përballë Kuvendit. Siç shihet dhe nga pamjet ai është larguar nga kolegët në gjendje të rënduar, ndërsa në ndihmë fillimisht i ka ardhur një protestues. Më pas mësohet se ai është vizituar nga një ekip i ndihmës së shpejtë dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Nuk dihet ende nëse është goditur me send në kokë, apo gjendja e tij u rëndua për shkak të tymit që shkaktoi djegia egomave, ndërsa dhe temperaturat ishin të larta. Ndërkohë që jashtë protestohej dhunshëm, brenda sallës së Kuvendit, deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe u binin tavolinave./ZËRI

Poll

MOS HUMB