TIRANË – Në protestën e organizuar nga ana e Partisë Demokratike gjatë ditës së sotme, u shënuan përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe kanë ndezur flakadanë para ambienteve të Kuvendit.
Pak më herët, deputetët e PD-së janë përplasur me gardistët e Kuvendit në hyrje të parlamentit. Ata kërkuan që nga gardistët, që ata të mund të hapin derën e Kuvendit.
Jashtë sallës së parlamentit është lënë edhe deputeti demokrat Fatmir Mediu. Ky i fundit, duke qenë se mbeti jashtë sallës së parlamentit, ka telefonuar kryetaren e parlamentit, Lindita Nikollën. “O kryetare hapeni derën, nuk jam i përjashtuar”, ka thënë Mediu./ZËRI/