Politikë

Protesta para parlamentit/ Shoqërohen në Polici 10 persona, mes tyre Klevis Balliu dhe Sali Lushaj

Personat u shoqëruan për aktet e dhunës, mosbindje ndaj policisë.

f.t
Protesta para parlamentit/ Shoqërohen në Polici 10 persona, mes tyre
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Dhjetë protestues janë shoqëruar nga policia për protestën e sotme (6 qershor) të thirrur nga opozita para Kuvendit. Ata janë lënë të lirë pas shoqërimit ku fillimisht janë marrë në pyetje nga agjentët. Personat u shoqëruan për aktet e dhunës, mosbindje ndaj policisë. Në mesin e të shoqëruarve janë Klevis Balliu, Sali Lushaj, krytari i PD Dega Kashar etj.

Protestuesit ndezën goma makinash dhe u përplasën me forcat e policisë, ndërsa disa herë tentuan të thyenin kordonin e ngjeshur të punonjësve të rendit, në hyrje të parlamentit. Policia ka bërë gjatë gjithë kohës thirrje me megafon, që protestuesit të mos kryejnë akte dhune, pasi do të duhet të përballen me përgjegjësi ligjore.

Protesta u thirr nga përfaqësues të opozitës pas publikimit të emisionit të televizionit italian Rai 3. Për këtë të fundit, deputetët demokratë kanë kërkuar mocion me debat, gjë që nuk është pranuar për t’u futur në rendin e ditës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB