
TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur pas vendimit për lirimin e 4 protestuesit të 20 shkurtit. Bardhi njoftoi se ditën e djeshme është dorëzuar një kallëzim penal dhe ankimim në AMP në lidhje me punonjësit e policisë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të shoqëruar. Ai shtoi se efektivët janë identifikuar ndërsa siguroi se përgjegjësia që ata do të mbajnë është penale dhe personale.
Bardhi: Dje kallëzim penal dhe ankimim në APM,. Secilit prej tyre duhet t’i bëj një paralajmërim publik, dhuna është akt personal dhe ka pasoja personale. Cdo punonjës i veshur me uniformë duhet të zbatojë ligjin. Secili prej tyre është identifikuar do mbajë përgjegjësi penale dhe personale. Secili prej tyre janë në moshë të re dhe nuk kanë bërë rezistencë. Janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe në Komisariat. Kur tejkalohet ligji nënkupton që kanë një mllef personal.
Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës u mbajt seanca me të arrestuarit nga policia pas protestës së opozitës të mbajtur më datë 20 shkurt përpara Kryeministrisë. Gjykata e vlerësoi arrestimin e tyre të paligjshëm nga ana e efektivëve të policisë, dhe si e tillë ka vendosur lirimin e të gjithë protestuesve, ndaj të cilëve u vendos masa e “detyrim paraqitje”. Katër të rinjtë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis u vunë në pranga të Policisë për dhunë të ushtruar gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. /ZËRI