TIRANË – Partia Socialiste ka vendosur që ta shtyjë për në dhjetor, Kongresin e jashtëzakonshëm, që ishte parashikuar të mbahej më datë 4 nëntor.
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes të Grupit Parlamentar të PS-së, deklaroi se Kongresi do të shtyhet në muajin dhjetor.
Kreu i qeverisë iu ka kërkuar deputetëve, që fokusi i tyre të jetë tek projekt-buxheti i vitit 2024, por edhe ndryshimet që u bënë në buxhetin e këtij viti.
Rama iu ka kërkuar deputetëve socialistë, që të jenë të unifikuar, të bazojnë veprimet e tyre në ligj e rregullore, pavarësisht sjelljes së opozitës./Zëri.ai/