Politikë

Punimet për hyrjen e Shkodrës/ Rama: Do bëhet siç e kam dashur të jetë

Ai shtoi se fondet e zhvillimit e konsiderojnë të arsyeshëm zgjerimin e projektit, i cili është projektuar nga arkitektët. 

a.l
Punimet për hyrjen e Shkodrës/ Rama: Do bëhet siç e kam
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama premtoi se punimet për hyrjen e Shkodrës do të bëhen siç ai ka dashur. Ai shtoi se fondet e zhvillimit e konsiderojnë të arsyeshëm zgjerimin e projektit, i cili është projektuar nga arkitektët. 

"Projekti ka një zgjerim i cili është një zgjerim i projektuar nga arkitektët. Fondet e zhvillimit e konsideron të arsyeshëm. Do i shkojë Bashkisë për miratim dhe do e bëjmë hyrjen e Shkodrës ashtu siç e kam dashur të jetë. Saherë vija thoja si i fusin gjithë këta njerëz në këtë grykë dhe i marrin votën", tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB