Politikë

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare

Vendimi, i propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme, synon krijimin e një kuadri të ri bashkëpunimi mes dy vendeve për menaxhimin e kufirit shtetëror, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e efikasitetit të procedurave të kontrollit.

zh.ll
Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut,
flamuri i shqiperise dhe maqedonise se veriut

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare.

Vendimi, i propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme, synon krijimin e një kuadri të ri bashkëpunimi mes dy vendeve për menaxhimin e kufirit shtetëror, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e efikasitetit të procedurave të kontrollit.

Pas miratimit në qeveri, projektligji i kalon Kuvendit të Shqipërisë, ku do t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe votimit nga deputetët.

V e n d i m

Për propozimin e projektligjit “për ratifikimin  e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Poll

MOS HUMB