Politikë

Rakip Suli kthen Bashkinë Kamëz në pallate

Në planin për ndërtimin e Bashkisë së re të Kamzës, e cila drejtohet në mandatin e dytë nga socialisti Rakip Suli, është edhe rikualifikimi i sheshit përrreth godinës, që praktikisht merr pothuajse të gjithë sipërfaqen e stadiumit actual dhe ajo që bën përshtypje nga ky propjekt është fakti që Kamza nuk do të ketë më një stadium.

E.K
Rakip Suli kthen Bashkinë Kamëz në pallate
Rakip Suli

Kamza do të bëhet me godinë të re Bashkie, e cila do të ndërtohet në mes të stadiumit aktual të qytetit, ndërsa godina ekzistuese do të shndërrohet në pallate shumëkatëshe. Godina e re e Bashkisë do të jetë 4 katëshe, 1 nëntokë dhe 3 mbi tokë. Në planin për ndërtimin e Bashkisë së re të Kamzës, e cila drejtohet në mandatin e dytë nga socialisti Rakip Suli, është edhe rikualifikimi i sheshit përrreth godinës, që praktikisht merr pothuajse të gjithë sipërfaqen e stadiumit actual dhe ajo që bën përshtypje nga ky propjekt është fakti që Kamza nuk do të ketë më një stadium./ZËRI

Poll

MOS HUMB