Politikë

Rama me sipërmarrësit e bizneseve: Të investohet te kapitali njerëzor, studentët të bëjnë shkollën në ambientin e punës

Duke folur për pronat dhe investimet kreu i qeverisë u ndal te studentët që zgjedhin Gjermaninë, por kthehen për të investuar por sipas tij nuk arrijnë të fitojnë prespektivën.

f.t
Rama me sipërmarrësit e bizneseve: Të investohet te kapitali
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, duke folur për zhvillimin e arsimit profesional në vendin tonë, tha se sipërmarrja duhet që të investojë tek kapitali njerëzor. Rama theksoi se gjëja më e rëndësishme për një sipërmarrje, është që të ketë punëtorë të përgatitur dhe profesionalë.

Duke folur për pronat dhe investimet kreu i qeverisë u ndal te studentët që zgjedhin Gjermaninë, por kthehen për të investuar por sipas tij nuk arrijnë të fitojnë prespektivën. Rama tha se do të krijohet Fondi Kombëtar i Arsimit, duke prekur edhe konviktet që studentët mos kërkojnë të ikin jashtë por të kenë kushtet e duhara në vendin tonë.

Edi Rama: Do të krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit. Ky fond do të shkojë për kapitalin njerëzor. Të rroftë Mercedezi nëse trupin e ke si karrocën e Dylit. Të rroftë hoteli me 5 yje, nëse organizmin e gjallë, të atyre që mbajnë hotelin e ke me tre ylla, ku tre cepat janë të thyer. Thonë na vjen zor. Njerëz që nëse kanë mundësi mund të krijojnë një pronë, prandaj quhen fuqi eksportuse. E sjell paranë nga jasht deri në majë të malit. Ti mund të kesh një pronë në një pikë x që të prodhosh sa të duash por nuk ja del dot se ke gjatësi rruge të madhe, nuk ja del dot me sasi të vogël. Ata që vijnë për atë lloj turizmi i dinë kto gjëra dhe ja krijojnë kushtet vetes. Ai në Gjermani ka prespektivë, por studentët që rijnë në konvikt të Berlinit nuk e kapin dot prespektivën. Do bëjmë investim te konviktet, ata që stjudojnë për hoteleri kë kenë kushte dhe për praktikë. Duhet të bëjmë një investim që konviktet ti kenë dhomat më të mira se në shtëpitë  e tyre, nëse do i kemi kto s’ka pse ikën në Gjermani. Ti japim shtysë këtij procesi. Janë ditëtë më sfiduse për turizmin. Sipërmarrja të investojë tek kapitali njerëzor. Në sipërmarrje duhet të krijohet ambient shkolle. Turizmi shqiptar sot është në Champions League-n e turizmit mesdhetar dhe duhet të qëndrojë aty. Të gjithë së bashku duhet t’i japim shtysë të re proceseve.

Rama më tejtha se baza për të hedhur këtë hap drejt turizmit të mirë, është dualizimi i arsimit profesional. Kreu i qeverisë theksoi se nxënësit duhet të bëjnë shkollën në ambientet e punës dhe jo të trajtohen si shërbëtorë.

Edi Rama: Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishme para, por sot është në nevojën për të hedhur një hap shumë të madh para, dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet ekonomia, në mjedisin sipërmarrës, ditët e shkollës. Nuk bëhet fjalë të sjellim pranë sipërmarrës vajza e djem në moshë shumë të re që t’i trajtojnë si shërbëtorë në mjediset e punës, por për t’i sjellë nxënës që të bëjnë shkollën në këto ambiente dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit e duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta. Turizmi shqiptar sot është në Champions League-n e turizmit mesdhetar dhe duhet të qëndrojë aty. Të gjithë së bashku duhet t’i japim shtysë të re proceseve. Të mund të afrojmë sa më shumë investime që ju bëni me cilësinë e burimeve njerëzore që ju vini në dispozicion. Kjo është sfida në këtë industri nuk mjaftojnë vendet e bukra, duhen njerëzit që shërbejnë aty. Kamarier, kamarier po në hotele lukzoze nuk ka të rinj janë si zotërinjtë e shpisë. Nuk janë juristë janë kamarier kanë bërë shkolla të tjera, nuk është rruga e hapur mbarove universitetin dhe po të presin ty. Kur un iki bisedat bëhen interesante, por skam çfarë të bëj.

Poll

MOS HUMB