Politikë

Rama kandidat për deputet? Berisha: Pasi qau me lot krokodili për Veliajn, i zuri vendin!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin duke thënë se pasi qau me lot krokodili për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjeti zgjidhjen duke i zënë vendin. 

I.F
Rama kandidat për deputet? Berisha: Pasi qau me lot krokodili për
Sali Berisha

TIRANË- Pas deklaratës së Kryeminitrit Edi Rama se do t'i bashkohet skuadrës së Partisë Socialiste në Tiranë, duke lënë të hapur mundësinë se do të garojë si deputet në kryeqytet, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin duke thënë se pasi qau me lot krokodili për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjeti zgjidhjen duke i zënë vendin. 

"Mirëmbrëma miq, Edi Rama pasi derdhi lot krokodili për Erion Veliajn gjithë paraditës dhe gjatë ditës, në darkë e gjeti zgjidhjen i zuri vendin!", ka thënë Berisha.

Më herët, Berisha ka akuzuar Ramën si personi që qëndron pas identitetit të Nestit Angoni, i cili ka kallëzuar Veliajn në SPAK. Më 27 dhjetor në një konferencë për mediat, kryedemokrati u shpreh se opozita ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbardhjen e veprimeve korruptive të qeverisë, duke përdorur prova dhe dokumente zyrtare për të ngritur akuza të forta. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB