
TIRANË-Pushimet mbaruan dhe qeveria nis sot punimet. Edi Rama pritet që të mbledhë në Dajt anëtarët e kabinetit. Takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe do të nisë në orën 10:00 deri në orën 18.00.
Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.
Ndërkohë më datë 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe./ZËRI