Politikë

OKB/ Rama-Lavrovit: Kosova është e pavarur

Sipas Ramës, i cili mori fjalën pas preisdentit Ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj dhe është rreshtuar në krah të Ukrainës. Në këtë moment Rama nxjerr dhe kartën e OKB-së. 

E.K
OKB/ Rama-Lavrovit: Kosova është e pavarur
Edi Rama, OKB

SHBA- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara duke u ndalur tek Kosova. Gjatë fjalës së tij Rama tha se përpjekejet që sipas tij të dështuara të Rusisë dhe të tjerëve për të keqpërdorur realitetet e ndryshuara në Ballkanin Perëndimor nuk e ndryshojnë atë realitet. Sipas Ramës, i cili mori fjalën pas preisdentit Ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj dhe është rreshtuar në krah të Ukrainës. Në këtë moment Rama nxjerr dhe kartën e OKB-së. 

Edi Rama: Rusia dhe të tjerët janë përpjekur që ti përdorin dhe keqpërdorin realitetet e ndryshuara në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë parathënie te kartës së okb që na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e  saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Tani do marr detyrën si kryetar i këshillit.

Çfarë po ndodh në OKB?

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka nisur me përpajse mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit rus në OKB Vasily Nebenzya. Shkak u bë dhënia e fjalës nga Rama për presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Nebenzya kërkoi nga Rama që Zelenskyy ta marrë fjalën pasi të flasin anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë. Lidhur me këtë Rama tha se në fillim Rusia duhet të ndalë agresionin në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria është rreshtuar krah Ukrainës ndërsa shtoi se përpjekjet e dështuara për të ndryshuar realitetet në Ballkanin Perëndimor nga Rusia duhet të marrin fund. Ndërkohë që Asambleja vijon punimet Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Etrdogan po zhvillon një takim me kryeministrin grek Kyrikos Mitsotakis ndërsa presidenti i Shtetev të Bashkuara të Amerikës Joe Biden po takohet me Benjamin Netanyahu.

Poll

MOS HUMB