Politikë

Rama në Paris/ Mbërrin në Pallatin Elysee i shoqëruar nga bashkëshortja

Rama ditën e sotme ndodhet në Francë, ku do të jetë pjesëmarrës në edicionin e 6-të i Forumit të Paqes në Paris.

k.m.
Rama në Paris/ Mbërrin në Pallatin Elysee i shoqëruar nga
Edi Rama dhe Linda Rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga pritja në Pallatin Elysee në Paris. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, Rama do të jetë i pranishëm në darkën zyrtare me presidentin francez Emmanuel Macron. 

Rama në Paris/ Mbërrin në Pallatin Elysee i shoqëruar nga

“Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Rama ditën e sotme ndodhet në Francë, ku do të jetë pjesëmarrës në edicionin e 6-të i Forumit të Paqes në Paris. Kryeministi pritet të propozojë gjatë forumit, armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB