Politikë

Rama thirrje ‘të pasurve të BE’: Zhbllokoni ndihmën për Ukrainën, ç’armatosja e saj nuk sjell fundin e luftës

Rama tha se ndihma për Ukrainën ka mbetur peng i përplasjeve të brendshme dhe burokracive në disa shtete

E.K
Rama thirrje ‘të pasurve të BE’: Zhbllokoni ndihmën
Rama dhe Zelensky ne konference

TIRANË- Ka nisur konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Rama tha se Samiti i sotëm kërkon që të japë një mesazh për vendet e pasura, që të rrisin mbështetjen financiare në drejtim të Ukrainës.

“Jemi të nderuar që të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës, unë jam shumë i kënaqur që ne patëm mundësinë që të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh dhe kombesh në Europënm Juglindore. Ne si Shqipëri e kemi bërë shumë të qartë, se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, por është i gjithë populli ynë që e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur.

Ne do ta mbështesim Ukrainën për sa kohë që do të jetë e nevojshme, dhe të ndodhë një paqe që zgjat. Ne do ta ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet, por jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona, ne e dimë nevojën që ka Ukraina të mbështetet nga më të mëdhenjtë, që janë dhe më të pasurit. Na vjen keq që kjo mbështetje ngec për shkak të procedurave demokratike.

Nga ana tjetër kemi një aggressor që nuk ndalet as edhe një sekondë, duke marrë në mënyrë të pamëshirmshme jetët e të pafajshmëve, duke e bërë të pamundur për fëmijët, gratë, që të jetojnë një jetë normale. Disa janë aq cinikë, sa mendojnë se po të ndalet dërgimi i armëve në Ukrainë, kjo do të sillte fundin e luftës. Fundin nuk e sjell ç’armatosja e një vendi të pafajshëm”, u shpreh Rama./ZËRI 

Poll

MOS HUMB