Politikë

Rama zbulon kryebashkiakun që u ankua në mbledhje: Është më punëtori!

Sipas Ramës ankesa e kryebashkiakut të Pogradecit tregon që ai punon dhe interesohet për bashkinë.

F.m
Rama zbulon kryebashkiakun që u ankua në mbledhje: Është
Kryeministri Edi Rama

SHKODËR- Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradecit është ankuar në mbledhjen e kryebashkiakëve nga kryeministri Edi Rama. Këtë gjë e pohoi vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili tha para mediave se Xhakolli është ankuar për diskriminim. Ai shtoi se pavarësisht se kryebashkiaku i Pogradecit nuk kishte parashtruar një ankesë më konkrete, kishte lënë të nënkuptonte se Korça ka marrë më shumë fonde, ndërsa Pogradeci më pak.

“Në fakt ju më pyesni për të djathtët, por në takim u ankua kryetari i bashkisë së Pogradecit. U ankua për diskriminim. Një nga kryetarët më punëtorë, më operativ e më efikas. Ai pati një kritikë në adresë të një ministrie për diskriminim. Ai nuk e tha por mendon se Korça ka marrë më shumë Pogradeci më pak,”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar.

Poll

MOS HUMB