Politikë

Rama zbulon PRAPASKENAT: Ditën kur Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spaghetti bashkë

Më shumë detaje për prapaskenat e takimit ditën kur Kurti prezantoi kandidatin e tij të Lëvizjes VetëVendosje në Shqipëri, ka ndarë vetë Rama në një intervistë të dhënë për "Nacionale".

k.m.
Rama zbulon PRAPASKENAT: Ditën kur Kurti shpalli fushatën kundër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndërhyrjen në politikën e brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit. Më shumë detaje për prapaskenat e takimit ditën kur Kurti prezantoi kandidatin e tij të Lëvizjes VetëVendosje në Shqipëri, ka ndarë vetë Rama në një intervistë të dhënë për "Nacionale". Në intervistën, e cila do të transmetohet e plotë në darkë, Rama tregoi se në ditën kur kryeministri Albin Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri dhe 'shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë'.

Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vetë. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoninë e Veriut, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se çfarë bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe çfarë nuk bën,"-tha Rama ndër të tjera. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Rama: Ditën kur shpalli fushatën kundër qeverisë time, hëngri drekë me mua. Ditën kur Albini ka ardhur për të prezantuar kandidatët ka ngrënë makarona me mua. Ka ardhur për drekë këtu. Më kujtohet që ishin spaghetti. Kemi bërë bisedë për punët tona si kryeministër por nuk kemi folur fare për atë. Dhe vinte nga prezantimi i kandidatëve ku shpalli fushatën kundër qeverisë time. Drekën e hëngri me mua dhe përsëri do ta hajë drekën me mua nëse dëshiron.

Berat Buzhala: A nuk është paradoksale për të bërë fushatë këtu?

Rama: Më thonë shpesh herë shqiptarët e Kosovës kur më sulmojnë, si mund ta trajtosh kështu vëllaun e vogël? Dmth, vëllai i vogël mund të bëjë edhe këtë, prapë është vëllai i vogël.

Poll

MOS HUMB