
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve të cilët kanë reaguar pas ditësh replika mes tij dhe Lulzim Bashës. Në një tjetër video të postuar në rubrikën “Sy m’sy”, Rama thotë se ato video janë thjesht dy minuta humor nga të gjitha angazhimet e ditës. Ai thotë më tej se ndjekësit në rrjetet sociale nuk kanë pse të fokusohen vetëm tek kjo pjesë e rutinës, por edhe tek takimet e tjera që gjithashtu i publikon në rrjetet sociale.
“Pas një ditë të tërë plot punë e takime shumë të mira në Vlorë më shkruan stafi që në këtë faqe janë futur sërish ushtarët e kënetës duke sharë e ankuar se po tallem me demek me popullin me këmbimet që bëj me Lulin. Mes tyre ka realiasht dhe nga ata që shqetësohen nga 2 minuta shaka në ditë. Por siç thoshte një burrë i madh Churchill, “Shakaja është diçka shumë serioze” dhe e përdorte shpesh. S’ka gjë me larg talljes së ajo që bëj unë me Lulin. Ndërkohë që tallja e vërtetë me popullin është ajo që bëjnë kua kua kua-të. Unë flas çdo ditë për mbajtjen e premtimeve dhe së fundmi edhe përnatë sepse kshu e ka kjo periudhë para zgjedhjeve. Këto me Lulin merrini me humor dhe jo me inat. Tani të dëgjojnë dhe kuptojnë edhe demokratët, se me Lulin janë në shi dhe me bufin janë në breshër, por me votën tek numri 5 janë në BE,”- thotë Rama ndër të tjera.
View this post on Instagram