Politikë

Samiti për Ukrainën do të mbahet në 28 Shkurt, Rama ka paralajmëruar se do të jetë edhe Zelensky

Presidenti Zelensky pritet të jetë në Tiranë në 28 Shkurt

E.K
Samiti për Ukrainën do të mbahet në 28 Shkurt, Rama ka
Rama dhe Zelensky

TIRANË- Do të mbahet në Tiranë në datat 28 dhe 29 Shkurt Samiti i Paqes, ku dita e parë do ti dedikohet Ukrainës. Pikërisht në datën 28 Shkurt në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën, ku kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët që do të jetë i pranishëm dhe presidenti Zelensky.

Një ditë më pas më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimorë, ku fokusi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimi i Planit të Ritjes Ekonomike.

Kjo është vizita e parë e presidentit Zelensky në Shqipëri, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

Teksa ishte i pranishëm në takimin e liderve të Ballkanit që u mbajt në Maqedoninë e Veriut në datën 22 Janar, Rama tha se samiti do të jetë mjaft i rëndësishëm, ku do të diskutohet në lidhje me sfidat e sigurisë.

“Çështjet e sigurisë nuk kanë qenë temë e takimit të sotëm, janë prekur në mënyrë parimore ose mbase të detajuar në takimet bilaterale. Do përgatisitm një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do kemi të pranishënm Presidentin Zelensky dhe paralelisht me të do përpiqemi që në atë hark kohor të kemi dhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do ndjekin këtë proces për të bërë një bilanc të këtij muaji, deri në fund të shkurtit, dhe për të punojmë me ritëm të përshpejtuar. Duhet të kapim datat dhe mundësisht të mbyllim këtë paketë dukë bërë punën tonë brenda afateve që ka kjo administratë. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me Presidentin lidhur me sfidat e sigurisë”, u shpreh Rama 3 javë më parë.

Mbetet për t’u parë se si do të organizohet Samiti për Ukrainën, dhe cilët do të jenë krerët e tjerë të lartë që do të vizitojnë Tiranën në të njëjtën datë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB