
TIRANË- Do të mbahet sot në Tiranë Samiti Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00. Në kuadër të këtij aktiviteti, në Tiranë janë marrë një sërë masash sigurie, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka zbritur në Rinas presidenti iu Ukrainës. Në këtë takim do të jenë të pranishëm një sërë kryetarësh shtetesh, ndërsa Mitsotakis i Greqisë dhe Erdogan do t’i bashkohen samitit online.
Ata janë:
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic
Pjesë e takimit përmes teknologjisë do të jenë kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe një udhëheqës polak.
Dita e sotme e Samitit do t’i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së luftës, prej agresionit rus më 24 shkurt 2022.
Fillimisht Zelensky do të mikpritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim kokë më kokë, që do të pasohet nga firmosja e marrëveshjeve mes dy shteteve. Më pas ata do t'i drejtohen Pallatit të Kongreseve, për t'ju bashkuar liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore.
Sipas agjendës zyrtare, dita e parë e punimeve të Samitit të Paqes do të përfundojë me një konferencë të përbashkët për mediat mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelenski, në orën 13:30.
/ZËRI