Politikë

"Shkodra will be great again" por si do ndalet fluksi i emigrimit? Rama: Fenomen që ndodh në vendet e zhvilluara

Ndërsa shtoi se qeveria po bën përpjekje që të krijohen kushtet që personat që e kanë dëshirën të jetojnë këtu. 

a.l
"Shkodra will be great again" por si do ndalet fluksi i emigrimit?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli në konferencën për media nga Shkodra edhe për çështjen e emigracionit të shqiptarëve. Ai tha se ky fenomen ndodh edhe në vendet e zhvilluara. Ndërsa shtoi se qeveria po bën përpjekje që të krijohen kushtet që personat që e kanë dëshirën të jetojnë këtu. 

"Këtu nuk jemi në kushtet të papunësisë por të kërkesës për punonjës. Së pari njëherë duke patur parasysh që ne kemi problem me largimet brenda vendit edhe nga fshati por nëse shikoni sot përqindjen që zë bujqësia në ekonominë tonë dhe përqindjen që zenë të punësuarit në bujqësi në gjithë pasqyrat tona të punësimit ne jemi dhe kjo nuk është pozitive, por ne jemi diferencë dhe nga rajoni jonë. Largimi drejt qytetit është fenomen i pandalshëm në vendet që zhvillohen

Me shqiptarët që ikin duhet të mësohemi sepse është botë e hapur, nuk jemi më në bunkier. Shqiptarët janë qenie kurajoze, dinamike që duan të shohin lart e më lart. Këto duhet të na bëjnë të kuptojmë se nuk është cështje qeverie, si do i ndalojmë ne të ikim. Ne nuk jemi këtu të ndalojmë njerëz të ikin por jemi për të krijuar kushte që kush dëshiron të rrijë të mund të rrijë, kurse dikush që do të krijojë jetën diku tjetër si mund ta ndalojmë të ikë", tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me kryebashkiakët, dhe një pjesë të ministrave, ku janë analizuar puna e sfidat e pushtetit vendor. Të pranishëm në këtë takim janë dhe një pjesë e kryebashkiakëve të djathtë që dolën fitues në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB