Politikë

Shtyhet sërish Kongresi i Partisë Socialiste

Zyrtarisht është bërë me dije se takimi do të nisë në orën 11.00, por nuk dihet se kur do të përfundojë.

k.m.
Shtyhet sërish Kongresi i Partisë Socialiste
Edi Rama

TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste nuk do të mbahet më 20 korrik, ashtu siç u lajmërua. Për datën e mbledhjes së socialiste është caktuar një tjetër ditë. Mbledhja është shtyrë nga data 20 në 27, e më pas më 28 korrik. Zyrtarisht është bërë me dije se takimi do të nisë në orën 11.00, por nuk dihet se kur do të përfundojë.

Ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja se përse data ka ndryshuar, por nuk përjashtohet mundësia që dita e parë të ketë pasur përplasje me axhendën e kryeministrit dhe njëherazi kryesocialistit, Edi Rama. Kjo pasi në Kongres, kryesocialisti Edi Rama do të prezantojë edhe platformën e re se si do të zgjedhë kandidatët për deputetë të forcës politike që drejton, "formulë" kjo që do të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në vitit 2025.

Në mbledhjen e fundit, Rama ka pasur kritika për disa drejtues qarqesh. Kjo për shkak të disa kandidatura të sjella për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që do të votohen në Kongresin Zgjedhor të fundit të korrikut. Kryeministri dhe njëherazi kryesocialisti kthyeu mbrapsht listat e paraqitura nga qarqet, duke kërkuar që asnjë drejtor agjencie apo drejtorie të mos përfshihet në Asamble Kombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB