Politikë

Skandali me mikrokreditë, Erion Braçe udhëzon qytetarët: Mos bini pre! Do gjeni "ferrin"

Thirrja e Erion Braçes për qytetaret që e ndjekin.

k.m.
Skandali me mikrokreditë, Erion Braçe udhëzon qytetarët:
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që e ndjekin në rrjetet e tij sociale. Në fjalën e tij, në një video të publikuar në Instagram, Braçe u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë larg institucioneve të mikrokredive. Sipas tij, nëse marrin kredinë e shpejtë, që më pas do të ketë interesa të larta, në fakt do të gjejnë "ferrin".

"Ky është shqetësim shumë i madh fakti që këto institucione vazhdojnë dhe ushtrojnë presion me reklama ordinere që nuk thonë të vërtetën dhe që zhvasin. Pashë reklamat e tyre që kanë kaluar që për 7 minuta të jap kaq para dhe që ishte një mashtrim gjigand dhe ftesë për t'i çuar në ferr, tani ftojnë bujqërit që të marrin kredi me interes 39%. Rrini larg tyre nëse nuk doni ferr dhe xhepat përjashtë,"-thotë në fjalën e tij deputeti socialist.

FJALA E PLOTË E ERION BRAÇES: 

Doemos që keni dëgjuar për këtë çështjen e kredive të vogla që japin borxh të shpejtë dhe të shtrenjtë...po bëhet zallamahi e madhe në vitin 2021 e mendova se duhet të ngrihej brenda Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2022, guvernatori e ka ngritur me forcë këtë çështje, por kur fola për këtë çështje brenda parlamentit nga Guvernatori mora përgjigje serioze, korrekte, konkrete. Dje ndodhi e njëjta gjë po prapë edhe pse të drejtën e fjalës e ka kushdo. Mënyra sesi jemi sjellë pikërisht me këtë çështje në krah të tyre, në modelin e tyre të punës ka sjellë në këtë pikë ku e gjithë barra e sulmit mbeti tek Banka e Shqipërisë. BSH i ka bërë të gjitha detyrat që do të thotë; ka riklasifikuar procesin e shitjes së borxhit, ka rritur transparencën, ka vendosur një tavan për atë që konsiderohet niveli i penaliteteve deri në 30%. Kjo është detyra e Bankës së Shqipërisë, por ka institucione të tjera që duhet të merreshin me këtë gjë dhe e kanë harruar fare. Marrja e kolatelarit rëndon në një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, por jo për sajë të Bankës së Shqipërisë. Shkëlqen me prezencën e saj Prokuroria me disa prokurorë brenda saj, por edhe sistemi i përmbarimit privat. Kanë grabitur qytetarë brenda këtyre institucioneve. Ky është shqetësim shumë i madh fakti që këto institucione vazhdojnë dhe ushtrojnë presion me reklama ordinere që nuk thonë të vërtetën dhe që zhvasin. Pashë reklamat e tyre që kanë kaluar që për 7 minuta të jap kaq para dhe që ishte një mashtrim gjigand dhe ftesë për t'i çuar në ferr, tani ftojnë bujqërit që të marrin kredi me interes 39%. Rrini larg tyre nëse nuk doni ferr dhe xhepat përjashtë.

Çfarë është skandali i mikrokredive?

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB