Politikë

Skandali me provimin e Magjistraturës, Arben Rakipi: Gabimi teknik, jo njerëzor! Fitues janë 131 kandidatë

Arben Rakipi tha 19% ishte një shifër shumë e vogël për të kaluar fazën e parë, dhe kjo nxiti dyshime për të kryer një verifikim, në lidhje me pajisjen që sipas tij për herë të fundit e kishin kontrolluar të dielën në mbrëmje.

k.m.
Skandali me provimin e Magjistraturës, Arben Rakipi:  Gabimi teknik, jo
Arben Rakipi

TIRANË- Faza e parë e testimit për studentët e Shkollës së Magjistraturës ka ngjallur reagime për shkak të shtimit të numrit të kandidatëve fitues. Në konkursin e zhvilluar më 22 prill, ku morën pjesë 442 persona, fituesit ishin 79. Por kalimin e ditëve, emrat iu shtuan listës dhe si përfundim, sipas drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, finalja është me 131 fitues. Në një deklaratë për shtyp, Rakipi tha se ka pasur një problem me pajisjen "Scantron", e cila korrigjon testet, ndaj edhe janë shtuar emrat e tjerë në listës. Në një deklaratë për mediat, Rakipi tha 19% ishte një shifër shumë e vogël për të kaluar fazën e parë, dhe kjo nxiti dyshime për të kryer një verifikim, në lidhje me pajisjen që sipas tij për herë të fundit e kishin kontrolluar të dielën në mbrëmje. Por theksoi se sipas tij, e gjitha është një problem teknik që nuk ka asnjë favorizimin.

"Numri i fituesëve nga 79 shkoi në 121 persona, ndërkohë studentë kandidatë jo të pakët kanë paraqitur ankesat e tyre lidhur me atë që ndodhi, për të verifikuar nëse leximi i fletës së tyre ka qenë i saktë. Rregullorja e shkollës ka një dispozitë që rregullon qartësisht mënyrën sesi shqyrtohen ankimet. Ka ngarkuar administratorin e provimit që është edhe drejtori i shkollës dhe bashkë me 3 kolegët e mi, kemi marrë në shqyrtim kryesisht për shkak të frikës që na shkaktoi leximi i parë, kemi shqyrtuar kryesisht të gjitha përgjigjet e studentëve, pavarësisht nëse kishin bërë apo jo ankim. Na ka rezultuar se janë edhe 10 të tjerë, përpos 121 të parëve. Lista e fituesëve janë duke zhvilluar sot fazën e dytë të provimit. ajo që kemi vlerësuar në mënyrë përfundimtare dhe jashtë çdo dyshimi që defekti është teknik dhe nuk ka asnjë lidhje me karakterin njerëzor. Paraditen e 23 prillit ka kaluar në proces testimi kemi arritur në konkluzionin se pajisja lexon saktësisht dhe që elementi njerëzor ishte krejtësisht i përjashtuar. Çështja e dytë lidhet me mundësinë e mekanizmave që rregullorja e shkollës ka. Më duket një çështje mjaft serioze, mundëm që përmes mekanizmave dhe përfshirjes me shumë përgjegjësi të zgjidhnim këtë problem duke pranuar rezultatin që i takon gjithsecilit. Sot jam i sigurtë që rezultati është për shkak të meritës së kandidatëve. Kaloi një javë me teste, i fundit u bë të dielën kur bëmë gati sallën e provimit. Testi i fundit pra është bërë të dielën në darkë në mbrëmje. KLGJ dhe KLP në janar përcaktojnë kuotat për gjyqtarë dhe prokurorë, në janar caktuan se kërkojnë 20 gjyqtarë dhe 25 prokurorë. Ligji thotë se provimi është me dy faza. E para ka efekt skualifikues. Praktika e deritanishme tregon që kalojnë përafërsisht 55/60% e kandidatëve, nëse kjo shifër do të ndiqte këtë trend, duhet të shkonte në 200 persona. Arsyeja pse kaluan 79 ishte difekti i Scantronit. Ka qenë i kolauduar dhe i testuar deri ditën e dielë, një natë para provimit. Si ndodhi ky defekt? Është një çështje teknike,"-tha Arben Rakipi.

Rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht pajisja ‘’Scantron’’ kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues. Shkolla e Magjistraturës deklaron se do të marrin një tjetër pajisje “Scantron”, e cila do të bëjë ri-vlerësimin nga e para, por kjo lëvizje do e kthejë procesin në pikën zero dhe ngre shumë pikëpyetje./ZËRI

Poll

MOS HUMB