Politikë

Socialistët në mbrojtje të Xhaçkës, delegacioni i BE: Ajo që ndodhi dje nuk ishte një hap në drejtimin e duhur

Delegacioni i BE ka kritikuar qëndrimin e socialistëve për rastin Xhaçka

E.K
Socialistët në mbrojtje të Xhaçkës, delegacioni i BE:
Olta xhacka

TIRANË- “Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, kështu është përkufizuar nga delegacioni i BE në Tiranë, vendimi i socialistëve për të mos e çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Në reagimin e tij për mediat, delegacioni i BE shpreh shqetësimin për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”, deklaron delegacioni i BE.

Më tej në reagim thuhet: “Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

Me 65 vota abstenim, 25 pro dhe 9 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi mbrëmë pas mesnate, që të mos e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dosjen për shqyrtimin e mandatit të ish-ministres Xhaçka. Votat kundër nga PS u dhanë nga Bullari, Çela, Çyrbja, Gjiknuri, Sterkaj dhe Çuçi, ndërsa vetë Xhaçka nuk ishte fare në sallë në momentin e votimit. Vendimi u mor pas kalimit në votim në seancë plenare të dy raporteve, një nga opozita dhe tjetri nga mazhoranca./ZËRI

Poll

MOS HUMB