Politikë

SPASTRIMET- Kush janë 6 ‘xhaketat e vjetra’ që u larguan nga Kryesia e PS-së, 3 i ‘hëngri’ SPAK-u

10 prej anëtarëve të Kryesisë, do të zgjidhen me votim direkt nga anëtarët e Asamblesë. Fituesit do të ndahen në kuota të barabarta mes burrave dhe grave

E.K
SPASTRIMET- Kush janë 6 ‘xhaketat e vjetra’ që u larguan
6 anetaret e larguar nga Kryesia e PS

TIRANË- Kupola e Partisë Socialiste ka gjithnjë e më pak figura me peshë politike, edhe për shkak se me kalimin e viteve një pjesë e mirë e figurave të kësaj force, i ka konsumuar pushteti. Kështu nga Kryesia e Partisë Socialiste janë larguar 6 anëtarë, 3 prej të cilëve kanë llogari të hapura me drejtësinë.

Kështu, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqja dhe Armando Subashi nuk do të jenë më anëtarë të Kryesisë së PS. Për asnjë prej emrave në fakt nuk mund të quhet një surprizë, për shkak se nuk janë në listën e të preferuarve dhe besnikëve të Ramës.

Nga ana tjetër 3 prej tyre, Ilir Beqaj i arrestuar, si dhe Xhaçka dhe Subashi kanë llogari të hapura me drejtësinë.

Propozimet e Ramës për Kryesinë, do zgjidhen 5 anëtarë burra

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Pirro Vëngu

Pjerin Ndreu

Toni Gogu

Vangjel Tavo

Propozimet e Ramës për Kryesinë, do zgjidhen 5 anëtare gra

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimi

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Klotilda Bushka

Lindita Nikolla

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB