
GREQI- Shqiptarët që ndoqën nga afër takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët kanë shprehur shqetësimet e tyre. Në prononcime për mikrofonin e Top Channel. Ata janë shprehur se përfaqësues të qeverisë shqiptare duhet të shkojnë më shpesh që të interesohen për ta. Shumë shprehen se pavarësisht se kanë 30 vite në Greqi dhe paguajnë taksa rregullisht, ende nuk janë pajisur me dokumente.
“Të vijë më shpesh, të intereson për dokumentet e shqiptarëve. Kam shtëpinë time këtu, kam taksinë time, Kam një copë letër, dua të iki në Itali te motra nuk iki dot,”- thotë njëri.
“Kam që në 90’ këtu, gruaja ime nuk ka dokumente akoma,”- thotë një tjetër.
“Organizim shumë i mirë, njerëzit ishin të ardhur jo për interesa politike, ne e shikojmë si kryeministër i vendit,”- vijon dikush më tej.
“I tha gjërat siç janë, siç duhen shikuar,”- thotë një tjetër shqiptar.
“Fillimi ishte i vështirë por morëm përkrahje nga grekët që na hapën shtëpitë, na bënë pjesë të tyre. Jemi mirënjohës,”- thotë dhe dikush.