Politikë

Takimi me shqiptarët në Athinë/ Rama bëhet nostalgjik, hap arkivën nga viti 2006

Rama shkruan se gjatë këtyre viteve kanë ndryshuar shumë gjëra.

E.K
Takimi me shqiptarët në Athinë/ Rama bëhet nostalgjik, hap
Edi Rama

TIRANË- Para takimit me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi më 12 maj, Kryeministri Edi Rama është bërë nostalgjik duke shpërndarë disa foto nga takimi në Athinë 18 vite më parë, në vitin 2006. Rama shkruan se gjatë këtyre viteve kanë ndryshuar shumë gjëra. Me humor ai ndalet dhe tek pamja e tij. Rama thotë se tashmë nuk i ka mbetur asnjë fije floku e zezë.

POSTIMI I RAMËS:

Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE KOMBËTARE, QYTETARIE EUROPIANE DHE SUKSESI TË PAMOHUESHËM. Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006.

Pas shumë diskutimesh që po i paraprijnë vizitës së Kryeminsitrit Edi Rama në Athinë, tashmë është konfirmuar dhe vendi ku do të mbahet takimi i kreut të ekzekutivit me qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Raportohet se takimi do të zhvillohet në stadiumin e mbyllur të Galatsit. Më herët mediat greke shkruajtën se kreu i qeverisë shqiptare nuk kishte gjetur ende një vend ku të zhvillonte takimin ndërsa kjo vizitë solli një valë të re tensionesh diplomatike mes Athinës zyrtare dhe Tiranës. Takimi i Ramës do të zhvillohet më datë 12 maj. Kreu i qeverisë thotë se vizita e tij ka qenë e planifikuar prej kohësh dhe bëhet për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e për të ndarë me ta krenarinë e atdheut dhe vizionin “Shqipëria 2030”./ZËRI

Poll

MOS HUMB