Politikë

Taksa e profesioneve të lira/ Tabaku: Kur do u kthehen paratë? Ministri: Presim opinion nga 'Kushtetuesja'

Pas fjalës së tij, e para si ministër, nga vendi ndërhyri deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila kërkoi kthimin e parave për profesionistët e lirë, duke thënë se tatimi prej 15% tashmë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

k.m.
Taksa e profesioneve të lira/ Tabaku: Kur do u kthehen paratë?
Jorida Tabaku dhe Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit 2024. Pas fjalës së tij, e para si ministër, nga vendi ndërhyri deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila kërkoi kthimin e parave për profesionistët e lirë, duke thënë se tatimi prej 15% tashmë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Si përgjigje, ministri Malaj tha se Ministria që ai drejton ishte në pritje të një opinioni nga gjykata Kushtetuese. Por, po ashtu shtoi se kanë vullnet që nëse shihet e nevojshme, të kthehen paratë e grumbulluara. Sipas tij, deri më tani nuk janë mbledhur 10 mln euro, por vetëm 5.

DISKUTIMI NË KUVEND:

Jorida Tabaku: Unë akoma nuk kam dëgjuar se kush janë gabimet e buxhetit. Pse profesionistëve të lirë nuk po u gjendet vendi në buxhetin e shtetit megjithëse të ardhurat janë rritur për t'u rimbursuar? Këtë përgjigje nuk e kam marrë sot akoma. Është e rëndësishme që podiumin ta përdorim për qytetarët.

Petrit Malaj: Vlera e mbetur nuk është 10 mln euro siç propagandohet në media, por 5 mln euro. Kjo shumë që është arkëtuar e kemi bërë si Ministri e Financave i kemi bërë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë me këtë shumë të mbledhur. Ka një vendim Gjykate që nuk është shprehur qartësisht, sa jemi në këto kushte le të shprehet Gjykata Kushtetuese. Qeveria e ka vullnetin që të kthejë paratë pas./ZËRI

Poll

MOS HUMB