Politikë

Të përjashtuar, cili është skenari i PD? Deputetët për Zëri.ai: Do ketë përballje!

"Zëri.ai" ka kontaktuar me të gjithë për një koment pas përjashtimit dhe planit të tyre për seancën e ardhshme. Por përgjigje ka marrë vetëm nga disa prej tyre.

k.m.
Të përjashtuar, cili është skenari i PD? Deputetët
Flamur Noka, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi

TIRANË- Më 2 nëntor, Partia Demokratike do të jetë në Kuvend më 6 deputetë mangut! Pas tensioneve në seancën e djeshme në Kuvend, janë përjashtuar 6 deputetë. Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi u përjashtuan për 10 ditë. Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Saimir Korreshi u përjashtua për 3 ditë. Socialistët, në shkresën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, shprehen se deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve socialistë që kishin regjistruar emrin e tyre për të folur në Kuvend.

Të përjashtuar, cili është skenari i PD? Deputetët Të përjashtuar, cili është skenari i PD? DeputetëtTë përjashtuar, cili është skenari i PD? Deputetët

“Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati,”- shkruhej në kërkesën e PS-së, teksa shtonin se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi tentoi të godiste kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla me shishe uji.

Në total, ata kërkuan marrjen e masës disiplinore ndaj 7 deputetëve, por vendimi është marrë vetëm për 6 prej tyre. Pezullimit kësaj here i ka shpëtuar Gazment Bardhi. 

"Zëri.ai" ka kontaktuar me të gjithë për një koment pas përjashtimit dhe planit të tyre për seancën e ardhshme. Por përgjigje ka marrë vetëm nga disa prej tyre. Noka në prononcimin e tij për "Zëri.ai" tha se maxhoranca po u mohon fjalën, por shtoi se nuk do t'i nënshtrohen urdhërit të dhënë nga Komisioni i Etikës. Megjithatë më të butë me reagimin e tyre kanë qenë Vokshi dhe Korreshi.

PRONONCIMET PëR ZËRI.AI:

Flamur Noka: Qytetarët më kanë votuar ti përfaqësoj me parlament e jo të plotësoj tekat e regjimit. Regjimi po na mohon të drejtat kushtetuese. Po na mohon fjalën. Regjimi na don fasadë. Kurrë s'do ta kenë këtë shans që PD dhe opozita e vërtetë të mund të nënshtrohet. Aty në përballje!

Saimir Korreshi: Po nëse na lanë, po. Nëse jo, do ikim në shtëpi

Albana Vokshi: Do merret vendimi në grup.

Edi Paloka: Çdo vendim që do marrë grupi

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe 8 muaj më parë. Asokohe ishte përjashtuar kryedemokrati Berisha dhe deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi (nuk është më deputet).

Të përjashtuar, cili është skenari i PD? Deputetët
Pamje nga Kuvendi

Shkak për përjashtimin e tyre ishte gjuha e përdorur në seancë, pasi Berisha pretendoi se kishte video të McGonigal me Veliajn e ministra duke bërë orgjira në klube nate, por që nuk do t'i publikonte. Ndërkohë, teksa Elisa Spiropali fliste në Kuvend, Flamur Noka e ndërpriste duke i rënë bilbilit. Megjithatë, edhe pse jashtë kishte protestë, deputetët e përjashtuar nuk u futën dot në sallë.

Mbetet për t'u parë se çfarë do ndodhë pas 2 ditësh!/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB