
TIRANË- Ka pasur replika dhe debate mes deputetëve gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku pritet që të miratohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një batutë e nisur nga deputeti Dash Sula, se në Kuvend do të hyjnë edhe burrat si gra, duke iu referuar kuotave për barazinë gjinore, ka ndeshur në reagimin e socialistëve, aq sa Blerina Gjylameti kërkoi që ligjvënësi të kërkonte ndjesë, pasi ndihej e fyer.
DEBATET
Dash Sula: Do të jetë lista e burrave dhe e grave të cilët s’do jenë më burra, por do jenë gra. 23/ e listave të hapura mashtrim i madh. 1/3 janë servilë të kryetarit. Pse duhet të jetë në Kuvend Damian Gjiknuri dhe jo Xhemal Qefalia psh, apo se ti Damian je më i bukur?
Damian Gjiknuri: Dash dua të të përgjigjem se të kam edhe mik. Ti mund të jesh i shëmtuar, por të paktën të bën me qesh. Të gjitha llogaritë ju i bëni me humbje, unë mendoja se ju jeni për pushtet, nxirrni problemin real që keni ju, keni hall se në cilën pjesë të listës do të jeni. Pse i referohesh listës së zgjedhjeve të kaluara, ato numra që ka siguruar PS mund ti merrni edhe ju vitin tjetër.
Blerina Gjylameti: Ça krimi është të jesh grua në këtë parlament. Gratë nuk kanë asgjë pse të turpërohen apo të ndihen keq. Analogjia që përdori është e gabuara, nuk e prisnim nga zoti Sula. Nga burra do të kthehen gra, besoj se këtu së paku të ngrihet dhe të kërkojë një falje. Ne gratë për te kjo pjesa e shqetësimeve të të fortëve që ju thatë, kemi treguar se jemi shumë lart këtyre fenomeneve. Pres ndjesë të madhe.
/ZËRI