Politikë

U dënua me 1 vit burg, Salianji do të vuajë dënimin në burgun e Fierit

Salianji nuk është i vetmi politikan që do të vuajë dënimin në burgun e Fierit.

F.I
U dënua me 1 vit burg, Salianji do të vuajë dënimin në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokartike Ervin Salianji do të vuajë dënimin e konfirnuar nga Apeli për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale', në burgun e Fierit. Deputeti i PD pritet të dorëzohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku do të firmosë aktet e më pas do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, nga ku do të dërgohet në burgun e Fierit.

Por Salianji nuk është i vetmi politikan që do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici po vuan dënimin me 2 vjet burg në Fier për 'shpërdorim detyre'. Ish-ministri Lefter Koka ndodhet po ashtu në burgun e Fierit për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Koka u dënua me 6.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. 

Gjykata e Apelit la dje në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB