Politikë

U largua nga Garda/ Alibeaj hedh dyshime: Ka dalë Gramoz Sako në përgjimet e ‘Sky ECC’?

k.m.
U largua nga Garda/ Alibeaj hedh dyshime: Ka dalë Gramoz Sako në
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngritur aludime se Gramoz Sako, që dha dorëheqjen nga kreu i Gardës së Republikës, pasi i ka dalë emri në përgjimet e aplikacionit "SkyECC". Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku po diskutohet lidhur me ligjin e ndryshuar për kreun e Gardës së Republikës, Alibeaj listoi dyshimet e tij. Mes shumë të tjerave, tha se kishte hipoteza se Sako kishte lënë detyrën pas 11 viteve për shkak se i kishte dalë emri në biseda.

"Duhet t'i kushtojmë rëndësi dhe seriozitet maksimal duke marrë shkasë nga ajo që ndodhi. Kjo çështja e përdorimit të telefonave të enkreptuar “SkyECC”. Mesa duket...më lë të kuptojë që paska një teori sipas të cilës edhe drejtori i dorëhequr i Gardës së Republikës qenka i përfshirë edhe në këtë histori. Tashmë dihet publikisht saga. Ka një paqartësi të madhe në këtë çështje. Kontraktiktat janë të parat që shoqërojnë iniciativat dhe dhënien e dorëheqjes. Është paraqitur dorëheqja thatë ju por nuk është pranuar, për shkak se kishte ngjarje të mëdha që veprimtaria e Gardës të ishte e suksesshme. Por në fakt ishit ju që thatë pak sekonda më vonë, duke cituar edhe ligjin se kur jepet dorëheqja nuk ka një vakancë sepse zv.drejtori merr përsipër detyrat. Pra o njëra dhe o tjetra. Ose ka vakancë, ose jo,"- tha Alibeaj në Komisionin e Sigurisë.

Sako dha dorëheqjen më 3 Shkurt 2024 nga detyra e Komandatit të Përgjithshëm të Gardës që prej vitit 2013. Dorëheqja javën e shkuar e Gramoz Sakos si komandant i gardës dhe nevoja për ta zëvendësuar, ka detyruar shumicën socialiste të përfshihet në amendimin e ligjit për Gardën e Republikës. nga ligji aktual për zgjedhjen e kreut të Gardës, hiqet një prej kriteri kryesor i “të qenurit punonjës i Gardës që mban gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë”. Por shtohet një tjetër. Personat që do të përfshihen në garë për postin e kreut të ri të Gardës duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e rendit ose sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB