Politikë

U përplas fizikisht me deputetin e PS, Nallbati: Ka halle më të mëdha

Gjatë një reagimi shkurtimisht Nallbati u shpreh se ky incident nuk nderon askënd dhe se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje.

k.m
U përplas fizikisht me deputetin e PS, Nallbati: Ka halle më të
Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina

TIRANË- Deputeti i PD Bledion Nallbati, i cili u konfliktua dje fizikisht me deputetin socialist , ka komentuar sot incidentin e dhunshëm në Kuvend. Gjatë një reagimi shkurtimisht Nallbati u shpreh se ky incident nuk nderon askënd dhe se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje.

“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Media nuk duhet të merret me një incident që nuk nderon askënd”, tha ai.

Përplasja fizike mes deputetit Nallbati dhe Sinajt, ndodhi në nisje të seancës plenare, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit. Teksa Sinaj ishte duke folur deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin. Incidenti bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit. Pas përleshjes deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca plenare.

Poll

MOS HUMB