Politikë

U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit, Policia ia njeh skedën

Më tej, ai shton se Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit, të cilët sipas tij, janë të skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

I.F
U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, Noka: Xhoni Asllanaj,
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas u procedua në gjendje të lirë nga Policia, pas përplasjes që pati me anëtarët e familjes Xhabafti në Vorë. Noka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se personi me të cilin u përball në qendrën e votimit në Vorë është Xhoni Asllanaj. Më tej, ai shton se Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit, të cilët sipas tij, janë të skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale "Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".  Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!

Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.

Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.

Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si "qytetari që u pengua" në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin. Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!”, shkruan Noka.

Çfarë ndodhi sot në Vorë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar. Një prej tyre është identifikuar si Berti Xhabafti. Noka ka pretenduar se Xhabafti bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, "punojnë" për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe se kanë ushtruar presion kundrejt qytetarëve për vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB