Politikë

Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS-së, të enjten interpelancë me ministren Koçiu për ‘Onkologjikun’

Në fund në muajit Korrik, deputetët marrin pushimet, për t’u rikthyer sërish në muajin Shtator

E.K
Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS-së, të enjten
grupi i ps

TIRANË- Kryetari Bledi Çuçi, ka mbledhur paraditen e sotme, grupin parlamentar të PS-së, ku janë informuar deputetët në lidhje me seancat e mbetura deri në fund të këtij sezoni.

Seanca plenare e radhës do të zhvillohet ditën e enjte më 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës, pritet të ketë edhe një interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës, lidhur me skandalin në Onkologjik.

Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në vijim, gjatë mbledhjes së grupi të PS, pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm.

Poll

MOS HUMB