
TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara SPAK. Në mbërritje të tij, ata e kanë pritur Erion Veliajn me duartrokitje dhe brohorima.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI