Politikë

'Vetëm bota serbe i ndalon'/ Rama ironizon deklaratën e Vulin: Shikoni fytyrën e atij që flet!

k.m.
'Vetëm bota serbe i ndalon'/ Rama ironizon deklaratën e
Edi Rama

MAL I ZI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin, i cili përmendi të ashtuquajturën "bota serbe". Në një takim me gazetarët pas Samitit të Kotorit BE-Ballkani Perëndimor, një ditë pasi ambasadori serb u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë për t'ju tërhequr vëmendja, edhe Rama nuk i kurseu disa batuta. Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar Vulin duke thënë se fytyra e tij nuk ka nevojë për komente lidhur edhe me deklaratat e tij.

”Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve cdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment,”- tha Rama.

Ishte Vulin, ai që komentoi vizitën e Ramës me shqiptarët që jetojnë në Athinë duke pretenduar se ajo që ndodhi ishte një promovim i Shqipërisë së Madhe.

“Shqipëria e Madhe mund të ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga grekët; të dashurit greke mendoni për këtë,”- tha Aleksandër Vulin zv/kryeministëri i Serbisë.

Lidhur me këtë deklaratë, dje ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç është thirrur për sqarim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. I dërguari serb në Shqipëri është kërkuar nga kryediplomati Igli Hasani për ti kërkuar sqarime. Pas takimit, MEPJ nuk ka bërë me dije detaje, por ka theksuar se këto deklarata që nxisin nacionalizëm nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB