Politikë

'Vula'/ Nis protesta e demokratëve para GJL, bllokojnë rrugën. Shoferët u bien borive

Protesta e opozitës fillimisht ka filluar në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, për të vazhduar më pas para Gjykatës së Lartë.

f.t
'Vula'/ Nis protesta e demokratëve para GJL, bllokojnë
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Ashtu si dhe ishte paralajmëruar, ka filluar protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Protesta e opozitës fillimisht ka filluar në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, për të vazhduar më pas para Gjykatës së Lartë.

Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Në Dhomë Këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve, në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të “Rithemelimit”.

Sipas procedurës, trupa do të ketë mundësinë që të marrë vendim pa dëgjuar palët, por në shqyrtim të dokumenteve. Të tria mundësitë mbeten të hapura, ku një është lënia në fuqi e Apelit, që kërkon rishqyrtimin e plotë të çështjes, duke shfuqizuar vendimin “Zhukri”, pra të shprehet në favor të grupimit “Basha”.

Një tjetër zgjidhje është rrëzimi i Apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të Zhukrit, duke ia kaluar të drejtat Berishës. Në të dyja mundësitë, palët mund të ankimojnë vendimin respektiv në Gjykatën Kushtetuese. Një zgjidhje e tretë është që nga Dhoma e Këshillimit, çështja të kalojë në seancë me përballje të palëve. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB