Politikë

Vota e diasporës/ Celibashi: Afati mund të shtyhet deri më 9 mars

Kryekomisioneri shtoi se data 9 mars mund të jetë afati i fundit, pasi duhet shpallur lista paraprake

I.F
Vota e diasporës/ Celibashi: Afati mund të shtyhet deri më 9 mars
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një konference për mediat tha se deri më tani janë regjistruar 218 mijë emigrantë për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të 11 majit. Gjithashtu, ai bëri me dije se janë refuzuar 42 mijë kërkesa të tjera. Kryekomisioneri shtoi se data 9 mars mund të jetë afati i fundit, pasi duhet shpallur lista paraprake. Ai shtoi se Partia socialiste ka qenë kundër kësaj shtyrje me argumentin se afati është i njohur nga të gjithë dhe një shtyrje me disa ditë nuk do të ndryshonte situatën.

“Personalisht për mua nuk do të kishte asnjë lloj problemi, por besoj është e thjeshtë për tu kuptuar ne tashmë i kemi 42 mijë votues që e kanë krijuar një llogari dhe vetëm sikur kjo masë që mendoj që është e pamundur që këtë numër ta kontaktojmë në mënyrë direkte, por sikur këtë masë ne ta akomodojmë nëpërmjet asistimit të riaplikimit do ta risnim dhe kemi bërë një shërbim të mirë për çështjen votuesve nga jashtë. Ndërsa për pjesën tjetër për mendimin tim personal nuk do të kishte asnjë lloj problemi për sa kohë tre dit mund të shërbenin për dikë, prap do të duhet ta pranojmë që kemi nisur në 11 Janar dhe ka qenë kohë e mjaftueshme për këdo që të kishte mundësi të aplikonte. Nuk mendoj që do të zgjidhet problemi për tre ditë. Nuk është se pritshmëritë do të jenë të tilla që në këto tre ditë ata që do të donin nuk e patën mundësinë në këtë periudhë. Ne do të shikojmë sot trendin e aplikimeve. Deri më tani numrin më të madh të kërkesa e kemi të shtunën dhe veçanërisht të dielave”, tha Celibashi.

Gjithashtu Celibashi u ndal edhe tek operatori shpërndarës për të cilin u shpreh se do të ftojnë të gjithë operatorët ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri.

Ndërsa, përsa i përket ndarjes së fletëvotimeve, Celibashi tha se do të ftohen operatorë ndërkombëtarë që të shërbejnë në Shqipëri. Kryekomisioneri shtoi se për arsye të ligjit nuk mund të ftohet të operojë Posta Shqiptare.

“Jo për arsye të tjera por për arsye të ligjit ne nuk e ftojmë operatorin shqiptar të shërbimit postar pra Postën Shqiptare, por do të ftojmë të gjithë operatorët ndërkombëtar që për fat më të mirënjohurit kanë përfaqësitë e tyre edhe në Shqipëri. Do të ftojmë ata për të qenë pjesë të procedurës së përzgjedhjes. Ligji e detyron KQZ që të operojë në këtë mënyrë dhe zgjedhja e Postës Shqiptare do të jetë vetëm në kushtet kur nuk do të kemi mundësi të përzgjedhim një operator privat të mirënjohur të shërbimit postar. Ndaj kërkesa jonë e parë do t’i drejtohet shërbimeve postare ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, përfundoi Celibashi.

Platforma online "PER" u hap më 11 janar për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 9 mars. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB