Politikë

116 'kartona jeshilë', kalon Amnistia Penale, kundër vetëm Agron Shehaj. 17 s'votuan fare

Amnistia penale u fut në rendin e ditës së sotme në Kuvend, pas një marrëveshje të arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

f.t
116 'kartona jeshilë', kalon Amnistia Penale, kundër
Votimi në Kuvend

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim me 116 vota pro projektligjit, ndërsa 17 ligjvënës të pranishëm nuk votuan. E vetmja votë kundër ishte nga deputetit, tashmë jashtë radhëve të Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Ndërsa 17 deputetë vendosën që të mos merrnin pjesë fare në votim. Megjithatë 116 vota janë të mjaftueshme për të votuar amnistinë penale, duke shënuar edhe "suksesin" e parë të marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. 

116 'kartona jeshilë', kalon Amnistia Penale, kundër
Votimi në Kuvend

Më pas, deputetët miratuan me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër amendamendeve të propozuara nga Gazment Bardhi për aministinë penale. Ashtu si dhe në votimin në parim Agron Shehaj ishte i vetmi deputet që votoi kundër projektligjit të Amnistisë Penale, ndërsa Ermonela Felaj abstenoi. Gjithashtu u miratuar me 111 vota pro amendamenti i propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale. Ndërsa amendamenti i Enkelejd Alibeajt është rrëzuar me 72 vota kundër dhe 2 absetenime Ferdinat Xhaferaj dhe Flamur Noka.

116 'kartona jeshilë', kalon Amnistia Penale, kundër
Votimi në Kuvend
Votimi në Kuvend

Para votimit, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije se nuk do të përfitojë asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa theksoi që 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Ministri theksoi se do të pushohen menjëherë 232 çështje të protestuesve të opozitës. Por pas fjalës së tij, pati replika dhe akuza mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit./ZËRI

Poll

MOS HUMB